Tuesday, April 30, 2024

Ndryshime në klubin velipojak. Ada binjakzohet me Akademinë FC.DSH2017, Arbër Shytani, trajneri i ri i Adës

Lexo

Intervista e dhënë nga Presidenti i klubit velipojak, Alfred Pjetri pas ndeshjes Ada-Elbasani, qartazi la të kuptohej se situata problematike që çoi në dorëheqjen e trajnerit Zamir Lumanaj duke bërë që vetë presidenti Pjetri të drejtonte skuadrën në pankinë gjatë ndeshjes me elbasananit, do të zgjidhej shumë shpejt. Dhe, një gjë e tillë u zgjidhë me të vertetë shumë shpejt, ku pa kaluar 24 orë nga deklarata e zotit Pjetri, u bënë të ditura lëvizjet në klubin Ada. Bëhet fjalë për arritjen e marrëveshjes së një binjakzimi me Akademinë FC.DSH2017. Marrëveshje që i jep frymëmarrje klubit velipojak, jo vetëm në aspektin financiar, por më së shumti në aktivizimin dhe promovimin e elementit të ri të talentuar që bëjnë pjesë në ekipet zinxhir të Akademisë FC.DSH2017. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje bëhet me dije përmes deklaratës në fjalë në emër të dy klubeve përkatëse.

Deklarata zyrtare

  • Akademia e Futbollit Djelmnia Shkodrane 2017 arrin marrëveshjen me Klubin e Futbollit ADA dhe Akademinë e Futbollit ADA.

Akademia FC.DSH2017  mjaft e suksesshme ne sezonin e vitit të kaluar arrin binjakzimin me Skuadren e parë ADA.

Dy Presidentët Alfred Pjetri dhe Benardin Kulla zyrtarizojn marrveshjen ku skuadra U19 FC.DSH2017 me ditëlindjen 2003-2004 me trajner Arbër Shytani do të kalojë e gjitha në skuadren e parë ADA.

Kjo është një filozofi pune ku Akademia FC.DSH2017  kerkon që Sportistet e saj të rriten me ritme me të larta duke konkuruar me skuadra të para. Marveshje e cila u arrit edhe me miratimin teknik të Drejtorit Sportiv të kësaj Akademie  i cili dihet për kontributin e tij ne vite tek KF ADA e VELIPOJES , dhe miqësisë që ka me dy Presidentët.Tani kjo Akademi ka dhe një skuadër të parë ku të gjithë lojtarët e saj duhet zbatojnë rregulloret dhe të jene të kujdesshem për kalimet në akademit e tjera !!! Gjithashtu ADA gjen zgjidhjen ku rrit pretendimet për tu ngritur në Kategorinë e parë .Tani ADA do ketë nje kontigjent të rinj lojtarësh premtues për të ardhmen ku do rrisë objektivat e saj.Presidenti Alfred Pjetri është mjaft optimist për grupin e lojtarëve dhe stafin teknik. Gjithashtu ai thekson se edhe në aspektin ekonomik skuadra do ketë mbeshtetjen e tij të plotë dhe bashkpunimin me bashkinë Shkoder e cila bashke me klubin Vllaznia do të jenë një ndihmesë tjetër për këtë klub futbolli të qytetit tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img