Thursday, April 25, 2024

Në Shkodër, krenohen me vajzat e kombëtareve të moshave. Një garanci e sigurtë për të ardhmen e volejbollit kuqeblu

Lexo

Në Shkodër po rritet një brez i talentuar volejbollistesh të reja. Përpos që ato po kontribuojnë, jo vetëm në ekipet e moshave, U-16, U-18 dhe U-20, por edhe në ekipin e parë, vajzat e talentuara shkodran janë furnizuese të rregullta të ekipeve kombëtare të moshave.

Adma Mikopula (CP), Paola Gjyshja, Genta Kodra dhe Aliçe Gjergji, janë vajzat volejbolliste të Kombëtares U 17 që duke i shtuar edhe Edna Erkoçin, përfaqësuan Shqipërinë në Eliminatoret e Kampionatit Europian të Volejbollit për Nën17vjeçaret të zhvilluar në Turqi. Ndërkohë, po ky kontigjent, duke i shtuar edhe Edna Erkoçin, konkuruan në Eleminatoret e Kampionatit Europian për moshat U19 të zhvilluar në Tiranë.

“Përherë dhe më shumë baza e ekipeve kombëtare përbëhet nga talentet shkodrane. Sekreti qëndron tek puna e mirë e vajzave dhe e stafit të trainerëve.”, shkruan, në një postim të tijin në faqen zyrtare të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia, presidenti i volejbollit shkodran, Florian Zekja.

Falë këtyre vajzave të talentuara, duke I shtuar edhe kontigjentin më me përvojë të ekipit të parë, në Shkodër, synohet që shumë shpejt Vllaznia të jetë një skuadër e dorës së parë duke dhënë një shembull konrekt se si mund të ndërtohet një klub me vetëm volejbolliste shqiptare, dhe aq më shumë vendalinje.

Është kjo arsyeja, që krahas kontigjentit të trajnerëve, Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiqi, Ankela Cara, që kanë bërë mjaft mirë deri më tani, presidenti Florian Zekja, ka ofruar në staf edhe trajnerin, me shumë  përvojë, në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Besnik Lisha, frytet e punës profesionale të tyre pritet të jepen shumë shpejt në terren.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img