Thursday, May 2, 2024

Nga: MARTIN DEDAJ UNË BESOJ, BESONI DHE JU!…

Lexo

Forca djema, para Burreli!…

Është folur e stërfolur, madje edhe hamendësuar për situatën jo të mirë që po kalon Burreli këto javët e fundit, teksa skuadra ndodhet në zonën e ftohtë, që të çon një ligë më poshtë, pas tre humbjeve radhazi të pësuara, prej të cilave njërën në Burrel me Besën dhe dy në transfertë respektivisht me Luzin dhe Tomorin.

Por është pikërisht momenti për ti lënë pas krahëve çfarë ka kaluar dhe vështruar përpara, për të arritur objketivin madhor, që është qëndrimi i Burrelit në kategorinë e parë!

Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur (se gjëra të tilla ndodhin në futboll, ashtu siç humbet edhe fiton, prandaj futbolli është i bukur të hidhëron por dhe të gëzon dhe emocionon), duhet të mos harrojmë se është po kjo skuadër që ka zhvilluar lojra dinjitoze dhe arritur rezultate, ndoshta edhe të pa parashikueshme, si fjala bie; fitoria në transfertë me Flamurtarin në Vlorë, fitoret në Burrel me Bylisin tashmë në superligë, Vorën pretendente, etj.

I solla këto fakte, për të thënë se, vërtet skuadra matjane, në këto momente nuk është dhe aq mirë, por unë jam ndër ata që besoj tek kthesa e menjëhershme, duke filluar që në përballjen e radhës me Kastriotin, të dielën, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të, të kampionatit të kategorisë së parë. Një përballje jo e lehtë për vetë rëndësinë që ka për të dyja skuadrat, por jo e pa kapërcyeshme, ndaj unë besoj se skuadra e Burrelit, do ta përballoj me sukses, këtë sfidë delikate.

Them kështu sepse besoj tek skuadra dhe lojtarët e saj, pasi ua njoh mirë forcën, temperamentin, karakterin, cilësitë individuale të lojtarëve, harmoninë dhe lojën në grup të tyre. Njoh mbështetjen dhe suportin e bashkisë Mat dhe kryetarit Agron Malaj, njëherësh, president i ekipit, aftësitë teorike-praktike, tekniko-taktike dhe profesionale të stafit me në krye trajnerin Klevis Hima, një ndër emrat elitar të trajningut shqiptar, përkrahjen e zjarrtë të tifozërisë matjane, që do të jetë e shumtë edhe në Fushë-Krujë.

Besoj tek vlerësimi dhe rëndësia që ka ndeshja, pasi luhet vetëm për fitore, të cilën Burreli do ta arrijë. Mbi të gjitha kam besim tek djemt e ekipit, se njoh karakterin dhe dinjitetin e tyre, të cilët do të japin maksimalen, në fushë, në mbrojtje dhe lartësimin e vlerave të futbollit matjan dhe krenarisë së tyre emblenatike Dali Farruku, duke bërë të mundur qëndrimin e Burrelit në kategorinë e parë, për të menduar më pas për një projekt afat gjatë dhe objektiva të qarta, për të mos e diskutuar mbijetesën, por pse jo për të pretenduar edhe për më tej, pasi kontigjenti aktual, me dy-tre prurje të reja, premton për një gjë të tillë! Por së pari të realizojmë objektivin madhor; qëndrimin në këtë kategori, gjë të cilën unë besoj se do ta arrijmë, dhe as që duhet ta vëmë në diskutim për asnjë moment, sepse të gjitha mundësitë janë.

Unë besoj, ndaj të gjithë faktorët sëbashku, dhe sidomos futbollistët, duhet të besojnë dhe punojnë në arritjen e këtij qëllimi.

Forca dhe besim djema!… Presim të na riktheni buzëqeshjen.

Para Burreli! FITORE!… FITORE!… FITORE!…

Martin DEDAJ

* Komentator Sportiv i Skuadrës së Burrelit, në Radio-Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img