Sunday, May 5, 2024

Pas pak, ora 20:45 në “Air Albania”, Shqipëri-Islandë-Liga e Kombeve. Publikohen formacionet, Hysaj dhe Broja në stol

Lexo

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja luajnë sonte ndeshjen e fundit të grupit B të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sfida në fjalë fillon në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit, në një ndeshje fare pa interes për të dyja skuadrat që kanë dalë nga objektivi i vendit të parë, sepse një gjë të tillë tashmë e ka siguruar Izraeli, i cili mundit të të shtunën Shqipërinë me rezultatin 2-1.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga seanca stërvitore e djeshme, në formacionin e projektuar nga tekniku Edi Reja nuk bëjnë pjesë kapiteni Elsajed Hysaj dhe sulmuesi Armando Broja, futbollistë këto, të cilët që të dy i përkasin zonës së Malësisë së Madhe. Por, jo vetëm Hysaj dhe Broja, sepse së bashku me to, të njëjtin fat kanë pasur edhe Ajeti, Asllani, dhe Laçi.

Formacionet zyrtare të ndeshjes, Shqipëri-Islandë

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson. Trajner: Arnor Tor Vidarson

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img