Friday, April 26, 2024

Nis sot, botërori “Katar 2022”. 32 skuadra në garë për fitimin e trofeut të atij që është vlerësuar si botërori më i shtrenjtë në histori, i pari që zhvillohet në dimër

Lexo

Sot të gjithë sytë dhe veshët e dashamirësve të futbollit janë të fokusuar në Katar. Atje, ku për herë të parë në historinë e futbollit Kampionati Botëror zhvillohet në stinën e dimrit. Përpos kësaj, 32 skuadrat pjesëmarrëse do të konkurojnë për fitimin e trofeut të atij që është vlerësuar si Botërori më i shtrenjtë në histori që nga momenti kur FIFA vendosi të shpenzojë 440 milionë dollarë për shpëblimet e futbollistëve gjatë gjithë turneut të futbollit.

Kjo do të thotë se një lojtar pjesëmarrës në Katar do të përfitojë maksimumi 370 mijë dollarë, ndërsa skuadra që do të marrë trofeun, do të arkëtojë edhe 42 milionë dollarë si shpërblim, 4 më shumë se përfitoi Franca në Rusi. Nënkampionët e botës në Katar përfitojnë 30 milionë dollarë e pastaj në zbritje progressive për të gjitha vendet e arritura.

Nga sa bëhet e ditur, takimet e këtij botërori do të zhvillohen në fushat e impianteve moderne, të një teknologjie inovative, ku gjithcka është menduar në detaje, për tu përshtatur me traditën e kulturën katariote.

“Katar 2022”, konsiderohet si botërori më luksoz, në vendin e vogël që pak lidhje kishte me futbollin deri në momentin kur trazoi planetin me mënyrën si u zgjodh e pasojat që shkaktoi vota për ta e deri në akuzat që u derdhën si lumë për të drejtat e njeriut apo për faktin se më shumë se 6,500 punëtorë humbën jetën në 11 vjet – një mesatare prej 12 në javë – gjatë ndërtimit të stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar.

Gjithçka nis sot, në orën 15:40, kur në stadiumin “Al Bayt” ëhstë programuar të organizohet ceremonia e inaugurimit që premton të jetë spektakolare në një objekt shumë teknologjik i futur në zemër të shkretëtirës në Al Khor. Ceremoni e projektuar nga italiani Marco Balich, e cila do të zgjasë rreth gjysëme ore dhe do të ndiqet nga 60.000 spektatorë.

Më pas, emocionet e botërorit zhvendosen në fushën e lojës, me sfidën hapëse në mes kombëtares së vendit organizator, Katar dhe Ekuadorit. Ndeshje kjo që nis në orën 17:00  në orën 17:00, beteja e botërorit  gjithçka nis me Katar-Ekuadori, në një sfidë ku vendasit do të kërkojnë të marrin fitoren e parë përpara tifozëve të tyre.

Sfida hapëse, Katar-Ekuador, do të gjykohet nga arbitri italian Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img