Saturday, July 27, 2024

Kevin Haveri, një tjetër prodhim Shkodre në serinë A italiane. 21 vjeçari, kalon nga Rimini te Torino. Mesazh për teknikun Silvinjo për ta rigrumbulluar shkodranin në kombëtare!

Lexo

Kevin Haveri, është futbollisti më i ri që i shtohet Serisë të futbollit Italian. Një kategori ku luajnë emra të mëdhenjë të futbollit europian dhe botëror. Një privilegj të tillë do ta ketë këtë sezon të ri futbollistik edhe futbollisti i talentuar shkodran, Kevin Haveri i cili me shumë pasion, punë dhe këmbëngulje arriti t’i ngjisë shkallët e karrieres sportive për të mbërritur në serinë A italiane, aty ku e ka ëndërr çdo futbollist të luajë.

Skuadra e re e Haverit është Torino, e cila në fakt ka rreth dy vite që këmbëngul për ta bërë të vetin mëngjërëshin 21 vjeçar nga Shkodra, por pengese ishte Rimini, i cili kishte nevojë për shërbimet e mbrojtësit të majtë. Por, më së fundmi, kundrejt shlyerjes së detyrimit prej 300 mijë eurosh që klubi torinez bëri në arkat e klubit të Riminit, u realizua transferimi zyrtar i Haverit tek Torino.

Në këtë mënyrë një tjetër prodhim i futbollit shkodran i shtohet elitës së futbollit Italian duke dëshmuar më së miri vlerat dhe tradita e kahershme që Shkodra ka në këtë sport.

Kujtojmë që Kevin Haveri, hapat e para të karrieres së tij futbollistik i pati në Akademinë e Futbollit të Shkodrës Ajaks, aty ku i ati i tij, Arben Haveri kontribuoi shumë në cilënë e presidentit të klubit.

Nuk vonoi shumë, dhe falë vlerave dhe spikatjes në kampionatet e futbollit të moshave në Shqipëri, ishin menaxherët e futbollit Italian që këmbëngulën që Kevin të linte Shkodrën dhe Shqipërinë për t’u instaluar në Itali. Aty, ku krahas studimeve të larta në profilin e futbollit mori menjëherë vemendjen e specialistëve vendas.

Fiilimisht në ekipet amatore për të kaluar shumë shpejt tek Rimini i kategorisë profesioniste, ku duke luajtur në pozicionin e mbrojtësit fitoi vendin e titullarit, madje duke qënë ndër më të preferuarit i klubit dhe sidomos për tifozërinë vendase, e cila  thuajse në çdo ndeshje brohoriste në kor emrin e tij.

Formimi i tij në Itali, nuk anashkalohet nga sektori i ekipeve kombëtare të FSHF-së, e cila e bën menjëherë pjesë të kombëtareve të moshave U-17, më pas U-19 dhe U-21, për të mbërritur deri tek ekipi i parë i drejtuar nga italiani Reja.

Ardhja e trajnerit të ri Silvinjo e ka lënë disi në hije Haverin, por me siguri transferta në serinë A duke qënë pjesë e Torinos, mund të shërbejë si një mesazh në adresë të trajnerit Brazilian për ta pasur në konsideratë mëngjërashin e krahut të majtë të mbrojtjes, i cili luan në të njëjtën kohë edhe në pozicione të tjera.

Veriu Sport, e uron Kevin Haverin për këtë arritje në karrieren e tij sportive duke besuar se në këtë moshë 21 vjeçare, ardhmja e tij është e padiskutueshme.

Në të njëjtën kohë, është me vend që të cilësohet, se arritjet e Kevin Haverit në karrieren e tij sportive, duhet të shërbejnë si një shembull shumë pozitiv për të gjithë brezat e futbollistëve të grupmoshave në Shkodër që me punë, pasion, padyshim edhe talent, arrihet gjithçka

Gaspër MARKU

Coppa Italia – Rimini vs Cesena 01/11/2022 – nella foto:
©Claudio Zamagni/

Coppa Italia – Rimini vs Cesena 01/11/2022 – nella foto:
©Claudio Zamagni/
Coppa Italia – Rimini vs Cesena 01/11/2022 – nella foto:
©Claudio Zamagni/
Coppa Italia – Rimini vs Cesena 01/11/2022 – nella foto:
©Claudio Zamagni/
Coppa Italia – Rimini vs Cesena 01/11/2022 – nella foto:
©Claudio Zamagni/
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img