Saturday, July 27, 2024

Slloveni, Primozh Gliha, është trajneri i ri i Kosovës

Lexo

Që prej ditës së sotme Kombëtarja e Kosovës është me trajner të ri. Ai është 55-vjeçari nga Sllovenia, Primozh Gliha, i cili do të ketë në stafin e tij, Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

Në karrieren e teknikut të ri Gliha, i cili zëvendëson Alan Zhires, të larguar për rezultate të dobëta, spikat drejtimi i skuadrave, Gorica, Koper, Mura, si dhe kombëtaren U-21 të Sllovenisë.

Sipas kontratës së nënshkruar, tekniku i ri nga Sllovenia, Primozh Gliha, do të drejtojë “Dardanët” deri në fund të kualifikueseve të Europianit, “Gjermani 2024”.

 “Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës Futbollit të Kosovës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img