Wednesday, October 23, 2024

Njihuni më gjyqtarët e ‘finales’ Shqipëri – Poloni në “Air Albania”

Lexo

Shqipëria do te luaj nesër kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë e rëndesishme për kuqezinjtë ka terhequr vëmendjen e gjithë sportdashësve të cilët presin të marrin maksimumin. Trajneri Silvinjo po i jep doren e fundit përgatitjeve, por ende nuk është vendosur kush janë titullarët që do ta nisin nga minuta e parë.

Në portë pritet ti besohet sërish Berishës, ndërsa prapavija do të përbëhet nga katërshja Hysaj–Ismajli–Xhimshiti–Mitaj. Në mesfushë me shumë gjasa nuk do te ketë ndryshime. Paraqitja fantastike në Çeki pritet ti besohet sërish treshes  Ramadani-Asllani-Bajrami.

Balotazhi është i madh në sulm ku pritet që Seferi të ulet në stol për ti lënë vendin Uzunit. Ndërkohe nga ana e djathtë, Asani do te jetë titullar, kurse në majën e sulmit mund te jetë serish Cikalleshi.

Një problem tjetër është dhe pjesa e gjykimit pasi UEFA i ka besuar këtë takim gjyqtarit spanjoll Hoze Maria Sançez i cili në karrierën e tij ka nxjerrë shumë karton të verdhë dhe po ashtu kartona të kuq, prandaj trajneri Silvinjo duhet të bëj llogaritë mirë pasi Sançez është gjyqtar i cili nuk toleron aspak. Sanchez do të ndihmohet nga Raul Cabanero dhe Inigo Prieto. Arbitër i katërt do të jetë Guillermo Cuadra, ndërsa VAR-i i ëhstë besuar Carlos del Cerro Grande, ndërkohë në var do të jetë Cesat Soto Grado.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img