Saturday, July 27, 2024

Tirana dhe Erzeni meshkuj në finalen e Kupës së FSHV-së, sot vijojnë gjysëmfinalet për femra

Lexo

Ditën e djeshme ka nisur edicioni 2023-2024 i volejbollit shqiptar me ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj të Kupës së FSHV-së, kompeticion që po mbahet në sallën e Farkës. Ndeshjet e para kanë caktuar çiftin finalist ndërmjet Tiranës dhe Erzenit. Ato kanë debutuar me fitore, respektivisht kundër Vllaznisë dhe Partizanit.

Ndërsa sot vijojnë përballjet për femra ku Tirana do të përballet me Vllazninë ndërsa Skënderbeu udhëton drejt Farkës për tu përballur me kryeqytetaset e Gurabardhit në orën 19:00. Këto dy takime do të caktojnë edhe çiftin finalist të femrave që së bashku me djemtë do të përballen ditën e diel në pallatin e sportit në Farkë dhe do të vijnë drejtpërsëdrejti në RTSH Sport duke nisur nga ora 16:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img