Notarët shkodranë vazhdojnë të regjistrojnë rezultate pozitive në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe në garat e Turneut Ndërkombëtar të Notit, zhvilluar në qytetin e Durrësit.
Mes 24 ekipeve pjesëmarrëse, Vllaznia e drejtuar nga trajneri i pasionuar, Kol Shiroka, ka marrë pjesë në konkurim me 14 sportistë. Shtatë prej tyre bënë spikatjen më të madhe duke arritur të fitojnë plotë 20 medalje, ndër to 5 Ari, 9 Argjendi dhe 6 Bronzi. Figurën më të mirë sportive e kanë bërë Ajdin Loshi dhe Arbër Hysa me fitimin e katër medaljeve të arta individuale, i pari në garën 50 dhe 100 metra stil i lirë, kategoria E dhe i dyti në 50 dhe 100 metra stil flutur kategoria F, si dhe Kostandin Llazari duke fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, kategoria D.
Ishin po këto sportistë që në përfundim të Turneut u renditën në të vendet e para të aktivitetit me notarin Ajdin Loshi që u shpall Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë E (839 pikë), Arber Hysaj zuri vendin e dytë si Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë F (567 pikë) dhe Kostandin Llazari zuri vendin e tretë si Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë D (1138 pikë)
Rezultatet teknike të notarëve shkodranë
Viktor Bazhdari(Kategoria C)
100 m bretkosë- vend i tretë
200 m bretkosë -vend i dytë
Kostandin Llazari(Kategoria D)
100 m stil i lirë-vend i parë
200 m stil i lirëe-vend i dytë
50 m stil i lirë-vend i dytë
50 m flutur-vend i dytë
Drini Ujkashej (Kategoria C)
50 m stil i lirë – vend i tretë
Ajdin Loshi (Kategoria E)
50 m stil i lirë- vend i parë
100 m stil i lirë-vend i parë
50 m shpinë-vend i dytë
100 m shpinë-vend i dytë
Samuel Bazhdari( Kategoria E)
50 m shpinë -vend i tretë
100 m shpinë-vend i tretë
Arber Hysaj ( Kategoria F)
50 m flutur-vend i parë
50 m shpinë-vend i parë
50 m stil i lirë-vend i dytë
50 m bretkosë-vend i tretë
Briseida Llazari(Kategoria E)
50 m stil i lirë-vend i dytë
100m stil i lire-vend i dyte
50 m flutur-vend i tretë
Tre më të mirët e aktivitetit
Ajdin Loshi u shpall-Sportisti më i mirë mashkull në kategorinë E (839 pikë)
Arber Hysaj zuri vendin e dytë si sportisti më i mirë mashkull në kategorinë F (567 pikë)
Kostandin Llazari zuri vendin e tretë si sportisti më i mirë mashkull në kategorinë D (1138 pikë)