Sunday, May 19, 2024

Nuk ka surpriza në sfidat e tjera, skuadrat e Superiores kalojnë lehtësisht në fazën çerekfinale të Kupës

Lexo

Tirana 3–0 Korabi (Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′) ,Egnatia 2–0 Lushnja (Fernando 45′, Gjata 83′), Erzeni 2–1 Bylis (Kahrimanovic 24’p, Mihana 28′ / Kibe 75′), Kukësi 1–0 Elbasani (Rashiti 91′)

Janë mbyllur 6 ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka surpriza teksa edhe Tirana, Egnatia, Erezni dhe Kukësi kanë arritur të bëjnë “detyrën”, në raundin e 1/8-ve, të Kupës së Shqipërisë, duke mundur kundërshtarët e tyre, për të avancuar në një fazë më të nxehtë të kompeticionit, ku natyrisht mund të rezervohen edhe përballje mes favoritëve.

Në “Selman Stërmasi”, bardheblutë e Julian Ahmatajt kanë bërë detyrën ndaj dibranëve, të Korabit, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 3 me 0. Fitorja mund të thuhet që u vulos, që në pjesën e parë të sfidës falë golave të Bruno Lulajt e Liridon Latifit, në minutat 28’ e 39’, ndërsa rezultatin e përgjithshëm e hipotekoi kapiteni, Erion Hoxhallari, në minutën e 47’.

Egantia triumfoi pastër në “Arena Egnatia” ku mundën Lushnjën, me rezultatin, 2 me 0, pas golit të brazilianit Fernando, në sekondën e fundit të pjesës së parë dhe “bomberit”, Mario Gjata, i cili çoi topin në rrjetë, në minutën e 83’-të, për të shënuar kështu në përballjen e dytë radhazi.

Në përballje të tjera, shijakasit e Erzenit mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, ballshiotët e Bylisit, pas golave të Amir Kahrimanovic e Redon Mihanës, në minutat 23’ e 28’, ndërsa për miqtë shënoi Kibe në të 75’-tën. Kukësit mposhti Elbasanin, falë një goli, të Rashitit, në “frymën e fundit” të sfidës, ndërsa Laçi mposhti me rezultatin minimal, 1 me 0, Dinamon falë një autogoli të të sapo afruarit në merkato, Stivian Janku.

Kështu, në raundin e radhës kalojnë skuadrat e Egnatias, Erzenit, Kukësit, Laçit, Partizanit e Tiranës, ndërsa për të plotësuar 8-shen çerek-finaliste do të duhet përfundimi i sfidave, të orës 17:00, Vllaznia-Flamurtari e Teuta-Skënderbeu, ku në rast fitoreje të “Kuqebluve” në “Loro Boriçi”, trofeu i Kupës së Shqipërisë qëndron në Kategorinë Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img