Saturday, July 27, 2024

Parashikimi i Kujtim Shabës për “Final 4”: Vllaznia-Partizani në finale, titulli vjen në Shkodër!

Lexo

Për Kujtim Shabën, ish futbollistin dhe ish drejtuesin e Vllaznisë, dy gjysmëfinalet e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia dhe Partizanin-Skënderbeu, mbyllen me fitoret e Vllaznisë dhe të Partizanit duke bërë që ato të ndeshen më pas në finale.

Por, Shaba, shkon edhe më tej, duke besuar në finalen e parashikuar, Vllaznia-Partizani, fitues dalin kuqeblutë dhe titulli kampion 2023-2024.vjen në Shkodër pas një periudhe të gjatë pauze.

Duke iu rikthyer duelit gjysmëfinal me Egnatian, Kujtim Shaba,  është i mendimit se Vllaznia ka forca për të eleminuar Egnatian, gjë që e ka treguar edhe në ndeshjet e fundit. Një opinion të tillë, Shaba, e dha pasi ndoqi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Egnatian e vuri në pozitë të vështirë edhe Kukësi, ndonëse rrogozhinasit fituan kupën.

Krahas të tjerave, ajo që e bind më tepër Shabën se Vllaznia e mund Egnatian, ka të bëjë edhe me mbështetjen e madhe që kuqeblutë do të kenë nga tifozëria shkodrane. Në këtë mes, ai ka parasysh numrin e madh të shkodranëve që jetojnë prej vitesh në kryeqytet dhe sa herë luan Vllaznia në Tiranë, ato janë present në stadium duke mbështetur skuadrën e zemrës. Ndërkohë, nga ana tjetër, një superorganizim që ka nisur prej ditësh mes grupeve të tifozërisë, brenda dhe jashtë vendit, pritet të tejmbushë shkallët e stadiumit “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img