Sunday, October 13, 2024

“Partizani Channel”, për herë të parë në Shqipëri një stacion televiziv që hapet përkatësisht për një klub

Lexo

Një risi e madhe vjen për futbollin në Shqipëri. Për herë të parë do të kemi një stacion televiziv që do të hapet përkatësisht për një klub, po njësoj siç jemi mësuar në Itali me “Milan Channel” apo “Inter TV”. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Partizani në Superiore, teksa njoftimi zyrtar ka ardhur së fundmi nga klubi i të kuqëve.

“Për herë të parë në Shqipëri, një Klub Futbolli hap televizionin e tij dhe këtë e bën FK Partizani. Një tjetër projekt i presidentit Gazment Demi, i cili bëhet realitet në bashkëpunim me TIBO Media Partner dhe presidentit të saj Adnand Mahmuti. Tashmë klubi ka një kanal televiziv ku do të mund të transmetojë që nga ndeshjet e ditëve të sotme e deri tek ato të viteve të shkuara, por pa lënë mënjanë sfidat e ekipeve të moshave, ekipit të femrave si dhe intervista të veçanta me protagonist aktual por edhe figura të shquara të ” Klubit Legjendë”…

Ditët në vijim pritet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Partizani Channel ku dy presidentët do të nënshkruajnë marëveshjen mes tyre. Në bashkëpunim me platformën TIBO, në kanalin 216 të saj, tifozët e kuq mund të ndjekin gjithçka që lidhet me FK Partizanin 24 orë në ditë. Shumë shpejt do të ketë edhe emisione të dedikuara ku edhe vetë tifozët do të jenë pjesë … Sepse ne jemi një familje e madhe! Familja e kuqe”, shkruhet në reagim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img