Saturday, July 27, 2024

Largimi nga Manchester United, Cristiano Ronaldo reagon nga Katari

Lexo

Manchester United njoftoi pak minuta më parë largimin e Cristiano Ronaldos nga ekipi. Prishja e kontratës është bërë në mënyrë të dyanshme duke marrë edhe miratimin e portugezit. Intervista e fundit e Cristianos duke kritikuar ashpër klubin është faktori kryesor pse situata rrodhi deri këtu. Pas zyrtarizimit nga klubi anglez, ka reaguar edhe vetë portugezi nga Katari për median Manchester Evening News.

“Pas një bisedimi me drejtuesit, ne ramë dakord për të ndërprerë kontratën që tani. Unë e dua Manchester United dhe i dashuroj tifozët, kjo nuk do të ndryshoj kurrë. Mirëpo, koha duket e duhura për të parë për një sfidë të re. I uroj ekipit sukses për pjesën tjetër të sezonit dhe në të ardhmen.”

Tashmë, Cristiano Ronaldo duhet të gjejë një ekip të ri në merkaton e janarit pasi të mbarojë aventura e Botërorit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img