Saturday, July 27, 2024

Pas fitores së Kupës, presidenti i Egnatias Agim Demrozi: Nuk mjaftohemi me kaq, duam titullin kampion kampion!

Lexo

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, foli për MCN TV, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.

Demrozi deklaroi se rrogozhinaist nuk mjaftohen me kaq, pasi duan edhe titullin kampion të Superiores. Sipas tij, Egnatia e ka fituar trofeun në sezonin e rregullt.

Nuk do të mjaftohemi me kaq. Shpresojmë të marrim edhe trofeun e kampionatit. Pas këtij suksesi, asgjë nuk fshihet, vetëm punë. Do jetë ndeshje e fortë me Vllazninë. E dimë që është ekip shumë i fortë, ka ndërruar dhe trajnerin, ne jemi ndeshur shpesh.

Ne që në fillim e ndërtuam ekipin për ta fituar titullin. Ne e kemi fituar realisht, po duhet të garojmë për të dytin, atë moral e kemi marrë.

E kisha menduar për Kupën, është trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20-30 trofe si Tirana, Partizani, Vllaznia. Shpresojmë për kampionatin, do jetë luftë e fortë. Tetova ka dhe 2 vite kontratë me Egnatian, ia kam rinovuar në qershor. Do ulemi, unë jam gjithmonë i hapur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img