Saturday, July 27, 2024

Pas pak, Dinamo-Vllaznia. Trajnerët Di Biaxho dhe Memelli, publikojnë formacionet zyrtare

Lexo

Dinamo dhe Vllaznia do të përballen sot për llogari të javës së shtatë në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18:00. Një përballje mes dy skuadrave me mungesa dëmtimesh në formacionet, ku tek Dinamo pritëse mungojnë katër futbollistë dhe tek Vllaznia udhëtuese shtatë të tillë.

Të dy ekipet përballen me mungesa të rëndësishme dhe trajneri Di Biaxho ka bërë edhe një herë lëvizje në rreshtimin e skuadrës së tij, duke kthyer në vijën e parë të sulmit nga minuta e parë Lorenco Vilën.

Ndërsa të Vllaznia, Memelli i ka besuar përsëri Grudës nga minuta e parë përkrah Malajt në sulm, teksa ka mbajtur në pankinë Çobën, por edhe blerjet e afruara gjatë verës si Dodev e Çeshmedjev.

Formacionet zyrtare:

DINAMO: Rexhepi, Mesa, Marku, Samake, Tusha, Denison, Gudiabi, Lorran, Allmuça, Zabërgja, Vila.
Trajner: Luixhi Di Biaxho

VLLAZNIA: Mëhidri, Pusi, Juriç, Stojanoviç, Sala, Alivoda, Boshnjaku, Krymi, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img