Tuesday, May 14, 2024

(Intervista) Trajnerët Nica dhe Deliallisi flasin pas ndeshjes Kukësi 2-1 Erzeni

Lexo

Kukësi ka triumfuar në shtëpi përballë Erzenit. Në ndeshjen e vlefshme për javën  e 7-të të Superiores, verilindorët fituan me përmbysje 2-1 përballë shijakasve. Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV:

“Pësuam një gol, por në pjesën e dytë me lojën që bëmë na dha frytet e duhura. Skuadra reagoi dhe shpresoj të mbajmë këtë ritëm deri në fund.

Në 3 ndeshje 7 pikë? Sigurisht që besimi, po të besosh tek stërvitja dhe tek forcat që ke sigurisht që dhe rezultati vjen. Po ngacmove shpirtin do të vijë rezultati. 

Do menduar dhe punuar akoma më shumë për fazën ofensive pasi e shoh që nuk është besimi i duhur. Po nuk krijove më shumë, goli nuk vjen kollaj. Shpresojmë që skuadra të luajë më agresive. Është diçka që do dhe kohën e vet, por vazhdimisht dita-ditës, skuadra do të rritet.

Asnjë në ekip nuk e ka vendin e sigurtë. Loja do ta tregojë. Në fushë do të futet ai që ka shpirtin e garës. Mendoj që ajo që është më kryesorja, skuadra duhet të ketë më shumë besim. Nuk duhet të tërhiqet, pasi e shof që diçka e tillë ndodh. Nuk kishte zotërim topi, por duhet shumë besim që të kontrollosh deri në fund lojën.

Doni të jeni i qetë që Kukësi të mbijetojë këtë sezon, pasi aktualisht jeni 1 pikë larg vendit të katërt? Mendoj ndeshjen e radhës, i bëj hysmetin ndeshjes së radhës dhe si të rris gjendjen fizike. Me këto lojtarë që kemi. Është e kotë të themi se çfarë vendi do të kapim.

Nga ana tjetër, Erzeni pësoi humbje në transfertën verilindore me Kukësin. Trajneri Deliallisi dha u shpreh për MCN TV:

“Ishim në kontroll gjatë gjithë kohës, nuk ishim në vështirësi në asnjë minutë. Djemtë më thanë se menduan se ra bilbili dhe prandaj lanë lojën te goli. Patëm shumë raste për të shkuar 3 apo 4-0 por ky është futbolli. Ne ishim superior ndaj kundërshtarit. I kisha zgjedhjet e detyruara, Osmanllari dhe Zeka janë të dëmtuar. Nuk është se kishim rrezik nga kundërshtari.

Dy episode na kushtuan ndeshjen, mungesë përqëndrimi. Djemtë krijuan një volum loje dhe besoj se merituan shumë më shumë nga kjo ndeshje pasi e kemi dominuar në çdo aspekt. Nuk e mendoja snjë sekond që do të humbja ndeshjen. Te goli, të 11 lojtarët tonë ishin inaktivë pasi menduan se ra një bilbil. Vetëm kështu mund t’u humbiste kjo ndeshje.

Mënyra sesi kemi hyrë në fushë me Skënderbeun e Kukësin nuk kishte shenja euforie pas asaj fitoreje me Tiranën. Nuk besoj që një ekip tjetër në Superiore të krijoj kaq shumë raste sa ne. Futbolli kështu është. Ndeshja me Tiranën nuk ka ndikuar fare.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img