Wednesday, May 15, 2024

Pas pak në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Flamurtari. Kupa e Shqipërisë, fituesi shkon në çerekfinale

Lexo

Vllaznia-Flamurtari, është sfida që do të nis në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, takim ky i vetëm i vlefshëm për të fituar një “biletë” në turin çerekfinal të Kupës së Shjqipërisë.  Vllaznia e drejtuar nga tekniku tetor e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, ku edhe pse ka përballë një skuadër të kategorisë së parë, ka hedhur në fushën e lojës formaionin më të mirë. Ndeshja në fjalë konsiderohet edhe si tst kryesor për kryesiden e fundjavës për kategorinë Superiore, Vllaznia-Partizani

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivodda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

Nga ana tjetër, edhe vlonjanët kanë deklaruar se nuk udhëtojnë për turizëm në Shkodër, porn ë objektivin e tyre është për të luajtur futboll, dhe pse jo të shkojnë në turin çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.Tekniku Dritan Resuli ka në dispozicion disa futbollistë shkodranë, mes të cilëve ka përzgjedhur të aktivizojë nga minuta e parë, Denis Pjeshkën në mbrojtje dhe Erjon Vucajn në mesfushë.

FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Deliaj, Pjeshka, Podrimcaku, Sidibe, Dalanaj, Vucaj, Diamanti, Latorre, Antoni. Trajner: Dritan Resuli

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img