Saturday, October 12, 2024

Shehi: “Shpërdoruam shumë. Futbolli kështu është, e humb ndeshjen edhe kur s’e meriton”

Lexo

Partizani befasohet në shtëpi nga Laçi. Kurbinasit, me një lojë racionale, kanë arritur të përmbysin të kuqtë, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Pas humbjes, trajneri i Partizanit Orges Shehi, foli për MCN TV:

“Sot humbëm pasi shpërodruam shumë, filluam duke i dhënë zemër kundërshtarit. Hymë në presion duke humbur rastet ne. Duhet të bënim më mirë në mbulim dhe përqëndrim në zonë. Të qajmë mungesat është e pavënd. Kishim ndeshjen në dorë dhe të vjen keq për këtë pasi patëm shumë raste para portës.

Shkon situata ndryshe nëse shënon, por para portës shkojmë ndërsa lojtarët duan të finalizojnë. Humbëm raste, u futëm në presion dhe lojtarët nga stoli duhet të ndryshojnë, të kenë një egërsi më shumë. Lamë Mehmetin numër 10-sh pasi Rrapaj u konsumua. Duhet ta zgjidhnim më mirë vendosjen në mbrojtje. Na vjen keq që humbëm, por do të mësohemi me këto situata. Na ngelet për të punuar për gjërat e mira. Futbolli kështu është, e humb ndeshjen edhe kur s’e meriton. Golat na erdhën nga butësia jonë.

Egoizimi apo shpërdorimi i rasteve, kush ndikoi më shumë? Janë të lidhura të dyja, por shpërdorimi i rasteve fut në presion skuadrën. Nuk i vejmë gishtin lojtarëve. Duhet të fokusohemi e të ndërgjegjësohemi.

Ne kërkonim të mos lenim lojtarët kundërshtar të organizoheshin. Kërkuam të përqëndrojmë kundërshtarin të luajë në anësore. Konsumuam në shumë pasi ishim të furishëm në fillim. Rrapajn e nxorrëm në fazë mbrojtëse në 4-4-2. Nuk është se funksionoi edhe për shkak të karakteristikave të anësorëve tanë. Duke ardhur në formë do të ndryshojmë vendosje. Ndeshjen e humbëm vetëm nga butësia jonë. Na mbetet shumë punë për të bërë.

Kalendari i tillë është, do punëojmë që nesër për ndeshjen e Kupës, pastaj për Vllazninë. Ditët janë të pakta, por do ta përqëndrojmë punën te video-analizat. Do të jemi më të përgjegjshëm. Final Four do të jetë tjetër situatë, ka edhe 16 ndeshje deri atëherë. Është një forumë tjetër, por nuk duhet të ulim marshin prej kësaj formule”, tha Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img