Saturday, July 27, 2024

Arsenal humb 2-0 me Liverpul dhe eleminohet nga Fa Cup

Lexo

‘Reds’ kanë triumfuar 2-0 në “Emirates Stadium” duke kaluar në raundin e katërt të kompeticionit

Një Arsenal shpërdorues u largua nga FA Cup në Emirates Stadium, pasi rivalët e titullit të Premier League, Liverpool,  bëri që ata të paguanin rëndë për një varg rastesh të humbura duke fituar një vend në raundin e katërt me një fitore 2-0 në një betejë të furishme.

Skuadra e Mikel Artetës në njëfarë mënyre dështoi të shënonte pasi dominoi pjesën e pare, me kapitenin Martin Odegaard që goditi traversën midis disa mundësive të dukshme të pastra, ndërsa kompensimi ishte një  autogol i vonuar i Jakub Kiëior (80′) dhe një finalizim i bukur ga Luiz Diaz ( 90+4′) në kohën shtesë që e  dërgoi Arsenalin jashtë.

Jashtë nga Carabao Cup dhe FA Cup. Për të dytin vit radhazi Mikel Arteta del bosh në kupat e Anglisë dhe, me këtë rast, humbja është shumë e rëndë: Arsenali i tij dominon Liverpoolin për 80 minuta dhe më pas mposhtet 2- 0, me të kuqtë që kalojnë në raundin e katërt.

Krizë për Artetën, me humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat për Topçinjtë e tij, të cilët nuk kanë fituar prej 17 dhjetorit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img