Thursday, April 25, 2024

Prag Hungaria, kompletohet grupi kuqezi, kombëtarja nis përgatitjet në kompleksin Tropikal të Durrësit

Lexo

Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë, paraditen e së martës kuqezinjtë tanë kanë zhvilluar seancën e parë stervitore anti-Hungari. Nga sa bëhet e ditur, mbrëmjen e së hënës në kompleksin Tropikal të Durrësit ku është grumbulluar kombëtarja e jonë me grupin janë bashkuar edhe Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Ivan Balliu, Ylber Ramadani dhe Keidi Bare. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë gjatë pasdites së sotme. Një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë qenë të impenjuar gjatë të dielës me kubet e tyre kanë zhvilluar përgatitje me intensitet të reduktuar, ndërsa të tjerët janë stërvitur normalisht. Ndërkaq, skuadra do të vijojë me të njëjtin program edhe në ditët në vazhdim, teksa stafi teknik do të ketë të paktën 6 ditë për të përgatitur sfidën e parë me Hungarinë, që luhet më 9 tetor në Budapest e më pas kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”. Këto janë dy sfidat vendimtare për Shqipërinë në rrugën për të siguruar një biletë për në fazë play-off të Botërorit. Aktualisht, përfaqësuesja kuqezi renditet e dyta në Grupin I.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img