Tuesday, May 7, 2024

Prag Partizani dhe Kastrioti. Nga enjtja në të hënë, kuqeblutë luajnë dy “beteja” për fatet sezonit

Lexo

Për kuqeblutë e Vllaznisë, dy ndeshjet e ardhshme janë shumë përcaktuese për fatet e sezonit. Bëhet fjalë për sfidën e së enjtes për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”, si dhe pas pesë ditësh në “Loro Boriçi” duke pritur Kastriotin për kampionat.

Oshilacionet në javët e mëparshme bënë që në garën e kampionatit, jo vetëm titulli kampion që është tashmë një objektiv krejt i parealizueshëm, por për Vllazninë është vënë seriozisht në pikpyetje edhe vendi i tretë që siguron pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Në të tilla kushte, vemendja dhe përqëndrimi i kuqebluve është tërësisht tek Kupa e Shqipërisë. Ndaj përballja e së enjtes për sfidën e parë gjysëmfinale, Partizani-Vllaznia është mjaft e rëndësishme për skuadrën kuqeblu, pasi një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena” ndaj Partizani pritës, e bën më të lehtë kualifikimin në finale për ndeshjen e kthimit të pas dy javëve në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, po aq jetike është edhe sfida tjetër e radhës për Kampionat, ajo që do të luhet pasditen e së hënës së ardhshme në “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë vendase dhe Kastriotit vendas.

Një fitore e kuqebluve ndaj krutanëve për javën e 27-të të Superiores e mban Vllazninë në valle për të kërkuar Europën edhe nëpërmjet kampionatit. Por, në rast të kundërt, çdo rezultat tjetër ndaj krutanëve që në javët e fundit kanë treguar nivel në rritje, i largon akoma më shumë kuqeblutë nga pretendimet në fjalë.

Ndaj, dy sfidat e radhës, nga e enjtja në të hënë, fillimisht ndaj Partizanit për Kupë dhe më pas Kastriotit për kampionat, janë testi kryesor për stafin e ri teknik, Plori-Miloti, të cilët pas dështimit në startin e detyrës së re me atë humbje turpëruese në Rrogozhinë ndaj Egnatias3-0, kanë rastin më të mirë të tregojnë vlerat e tyre në krye të pankinës së Vllaznisë, ku me dy fitore të mundshme, rikthejnë besimin dhe optimizmin kuqeblu në vijueshmërinë e zbatimit të projektit për sigurimin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe më tej.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img