Tuesday, May 14, 2024

Shqipëri-Gjeorgji, sot ora 18:00, në “Air Albania”, kuqezinjtë me ndryshime në formacion

Lexo

Kuqezinjtë janë gati për sfidën miqësore ndaj kombëtares së Gjeorgjisë, sfidë kjo që do të luhet pas pak në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00. Pas asaj të luajtur të shtunën ne Barcelonë ku u mund në minutën e fundit 2-1 nga Spanja, kjo është miqësorja e dytë që përfaqësuesja e jonë luan në harkun kohor të katër ditëve.

Ashtu, siç e ka paralajmëruar edhe më herët, tekniku Edi Reja, pritet që sot ndaj Gjeorgjisë të hedhë në fushë një formacion ndryshe nga ai që luajti ndaj Spanjës. Ndryshime këto, që nuk vijnë nga përformanca jo e mirë e futbollistëve tanë, por siç është shprehur vetë Reja, qëllimi është për të testuar edhe kontigjentin e futbollistëve të tjerë që ai ka në dispozicion.

Nga sa mësohet, pritet të jenë plot shtatë ndryshime në radhët e kuqezinjëve tanë, ndryshime këto që vijnë, që nga porta dhe deri në majën e sulmit. Gjithnjë, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të minutave të fundit, Strakosha do të jetë në portë, për të vijuar me Ismajli, Gjimshitin dhe Kumbullën në prapavijë. Roshi, Ramadani, Asllani, Çekiçi dhe Lenjani në mesfushë, ndërkohë q ënë vijën e parë sulmuese do të jenë Armando Broja së abshku me Rei Manajn.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img