Thursday, July 18, 2024

Prag Valur-Vllaznia. Kuqeblutë, sot fluturimi drejt Islandës, nesër seanca e fundit në Rejkjavik. Stafi ka gati formacionin e parë, optimizëm për rezultat pozitiv

Lexo

Delegacioni sportiv shkodran, futbollistë, staf, drejtues dhe shoqërues të tjerë që i janë bashkangjitur kuqebluve në këtë udhëtim të largët, do të fluturojë pasditen e sotme drejt Islandë. Me një ndalesë në Vienë dhe më pas drejt Rejkjavikut, aty ku mbrëmjen e së enjtes kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën vendase Valur në kuadër të ndeshjes së parë të turit të parë, Europa Conferencë League.

Pasditen e djeshme kuqeblutë janë stërvitur në fushën sportive “Hasaj” të Golemit me një seancë të plotë, ndërkohë paraditen e sotme do të jetë edhe një tjetër e tillë, por me doza disi më të ulta, sepse rreth orës 14:00 lë qytetin e Shkodrës për t’iu drejtuar aeroportit të Rinasit.

Në aspektin sportiv, stafi teknik me në krye kryetrajnerin Thomas Brdariç, asistentët e tij Vioresin Sinani, Ergi Borshi, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi, si dhe drejtori sportiv Tefik Osmani, ka gjithçka gati.

Me përjashtime të vogla, ku në ndonjë repart ka dyshim duke pasur në balotazh dy emra, pjesa kryesore e formacionit tashmë duket se është fiksuar për ndeshjen e parë që do të luhet të enjten në Rejkjavik.

I vetmi shqetësim për teknikun gjerman është mungesa e sulmuesit Gruda, që për arsye dëmtimi nuk do të bjetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërkohë që pjesa tjetër është e tëra OK duke pritur zgjedhjet e teknikut për formacionin e parë, i cili përgjithësisht, pritet të jetë ky: Qarri, Gurishta, Stojanoviç, Juriç, Bajrami, Krymi, Qato, Deliu, Kahrimanoviç, Mala, Balaj.

Edhe pse pritet të jetë një ndeshje e vështirë, kjo edhe për faktin se skuadra islandeze është në mes të kampionatit duke pasur një formë optimal, në kampin kuqeblu ka optimizëm për marrjen e një rezultati pozitiv që në ndeshjen e parë, për t’i paraprirë një kualifikimi të mundshëm në ndeshjen e kthimit që luhet me datë 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img