Thursday, March 28, 2024

Presidentët e ekipeve të Klubit Shumësportësh Vllaznia, nesër ora 12:00 në Këshillin Bashkiak-Dëgjesa publike për Projekt buxhetin e Sportit për vitin 2023

Lexo

14 presidentët e ekipeve të Klubit Shumësportesh Vllaznia do të jenë nesër në një dëgjesë publike që Bashkia dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër ka rezervuar për diskutimin në lidhje me Projekt buxhetin e Sportit për vitin 2023 nga Bashkia Shkodër.

Ditë më parë, përfaqësuesit ligjor të ekipeve të lojrave me dorë, Volejboll dhe Basketboll, Atletikë, Boks, Çiklizëm, Peshëngritje, Mundje, Futboll femra, Not, Gjimnastikë, Pingpong, Judo, ekipe këto që financohen nga ana e Bashkisë Shkodër, si pjesë e projekteve të paraqitura dhe të fituara në mbështetje të programit të financimit ReLoad, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike për Projekt buxhetin e Sportit për vitin 2023.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, projektet në fjalë përfundojnë  në fund të Qershorit të vitit 2023. Në këto kushte, drejtuesit e shoqatave sportive pranë Klubit Shumësportesh Vllaznia janë të interesuar të dijnë fatin e tyre në lidhje me të ardhmen e këtij projekti.

Kërkesë kjo që është marrë në konsideratë nga ana e institucioneve përkatëse, duke pranuar që dëgjesa në fjalë të realizohet ditën e premte, ora 12:00 në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga përgjigja zyrtare që kryetarja e Kashillit Bashkiak, Brisela Kadija, i ka dërguar personave të interesuar.“Në përgjigje të kërkesës juaj, ju informojmë se dëgjesa publike e kërkuar nga ana e juaj do të zhvillohet ditën e premte, data 18.11.2022, ora 12:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Bashkiak Shkodër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img