Kushtet e vështira të motit,të shoqëruara me reshje të dendura shiu nuk janë bërë pengesë për Vllazninë e futbollit të femrave që të vijojë përgatitjet për ndeshjen e transfertës së Ligës së Kampioneve të Europës, në fazën e grupeve. Madje, për golashënuesen Megi Doçi, është kënaqësi të luash nën reshjet e shiut.
E pyetur për ballafaqimin e mërkurës së ardhshme në transfertën e Parisit, ndaj PSG-së, Doçi ne vlerëson kundërshtarin, por premton se Vllaznia do të bëjë më të mirën e saj.
Në dy sfidat e mëparshme, ndaj Real Madrid dhe Çelsit, Doçi, bëri përpjekjet maksimale për të shënuar në portën kundërshtare, por nuk ia arriti qëllimit, gjë që do ta provojë edhe ndaj kampiones së Parisit, PSG.
Ndeshja, PSG-Vllaznia, do të luhet në Paris me datë 23 nëntor, ora 18:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga faqja zyrtare e UEFA-s.
Intervisten e plotë me golashënuesen e njohur, Megi Doçi, mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube-Veriu Sport