Wednesday, June 18, 2025

PSG- Luis Enrique, rinovim deri në vitin 2027

Lexo

Luis Enrique mori trashëgiminë e Christophe Galtier në pankinën e Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025. Me ardhjen e tij filloi një projekt i ri, i fokusuar më shumë te kolektivi se sa te “yjet”. Kështu, klubi “hoqi qafe” disa emra të rëndësishëm si Neymar, Lionel Messi dhe Marco Verratti, për t’u lënë vend lojtarëve që ishin më të aftë në përputhje me filozofinë e trajnerit asturian, të rinj e të vjetër.

Në fund të sezonit të tij të parë, ish-trajneri i Spanjës fitoi të tre trofetë në Francë: Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions – dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, i mposhtur çuditërisht nga Borussia Dortmund. Rezultate të shkëlqyera të marra me një ekip në ndërtim, gjë që forcoi besimin e drejtuesve tek ai. Për këtë arsye, PSG ka vendosur t’i ofrojë atij vazhdimin e kontratës.

Sipas informacioneve të RMC Sport, martesa mes Luis Enrique dhe PSG do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027 dhe ish-menaxheri i Barcelonës dhe Romës tashmë ka nënshkruar rinovimin. Me të do të qëndrojë edhe Luis Campos, pavarësisht zërave se ishte pranë Monakos. Dyshja do të vazhdojë të punojë krah për krah, së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi, për të rritur klubin parisien dhe për t’i mundësuar të arrijë objektivat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img