Saturday, July 27, 2024

Zv.trajneri i Kukësit Kërnaja: “Provuam me të gjitha mënyrat, por nuk finalizuam. Trajneri Nica është i mërzitur nuk ka dhënë dorëheqjen”

Lexo

Kukësi nuk arriti të merrte pikë në Shkodër teksa u mposht nga Vllaznia 1-0 duke mbetur në vendin e parafundit të renditjes. Zëvendës-trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja u shpreh për MCN TV:

“Provuam me të gjitha mënyrat, ajo që nuk shkoi ishte finalizimi. Morëm një penallti, luajtëm mirë pavarësisht një gabimi në minutën e parë. Ky është futbolli, ndonjëherë nuk fiton më i miri.

Penalltia e Rashitit? Rashiti është i përzgjedhuri, por u çuditëm të gjithë kur e humbi. Ndodh në futboll dhe u ka ndodhur lojtarëve më të mirë në botë.

Patëm 2-3 raste me lojtarin e ri, përforicme te reja bënë mirë. Do të kemi edhe një tjetër në ditët në vijim, jemi në bisedime.

Nica ka dhënë dorëheqjen? Jo nuk është e vërtetë, është thjeshtë i pakënaqur me ndeshjen sot. Nuk e meritonim këtë humbje sot. Është një ndeshje që nuk duhej humbur. Gjatë 90 minutave kontrolluam topin, e kuptoj profesorin që është i mërzitur në këtë pjesë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img