Vllaznia ka triumfuar përballë Teutës me rezultatin 2-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Vlaaznisë, Qatip Osmani foli për mikrofonat e MCN TV:
“Jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që e kanë lojtarët dhe kjo ishte ajo që na e fitoi lojën. Ideja ishte që me Malën të formoja katërshen e mesfushës. Gruda në krahun e majt, që do bashkëpunonte me Smajlin. Kur të shkonin në 25 metra të rrezikonin portën e Teutës, kjo ishte e gjithë ideja. Ne gjatë javës kemi biseduar për Teutën dhe kemi parë disa ndeshje të tyre. Një ekip që nuk e meriton që të jetë në këtë pozitë ku është.
Dallimi nga ndeshja me Laçin është se sot ishim më të shpejtë. Kur futëm lojtarët e rinj, i futëm për freski. Futëm një sulmues tipik dhe krahu, por ndodh koecidenca në futboll. Bravo edhe për Çobën”, u shpreh Qatip Osmani.