Saturday, July 27, 2024

Rafael Duamena, futbollisti që mori duartrokitjet e dy tifozërive në “Loro Boriçi”. Egnatia kërkon 500 mijë Euro për ta lënë të lirë, talentin ganez

Lexo

Rafael Duamena erdhi ne Shqiperi fale agjentit sportiv Arbi Laçi teksa nenshkroi me ekipin e Egnatias ne merkaton e janarit. Para se te zyrtarizohej çdo gje emri i tij beri buj ne media pasi ka nje te shkuar shume te pasur teksa ka luajtur edhe ne La Liga me ekipin e Levantes.

Pak muaj ne Shqiperi kane  mjaftuar per t’i ber te gjithe per vete sidomos ne Rrogozhine. Ne 17 ndeshje ka shenuar plot 9 gola dhe 7 asiste dhe shpesh thuhet me plot te drejt: “Te mos ishte per problemet ne zemer, nuk do vinte kurr ne Shqiperi.” Tashme jo me kot drejtuesit rrogozhinas kerkojn plot 500 mije euro per ta len te lire bomberin ganez.

Ne ndeshjen e djeshme ndaj Vllaznise ne gjysemfinalen e pare te Kupes se Shqiperise, ai gjeti serish rrugen e rrjetes duke dribluar mbrojtes e portier per te derguar topin ne rrjete. Në fund te ndeshjes trajneri Tetova e zvendesoi por ajo që do te vinte ne ato sekonda do te ishte mjaft e bukur.

Tifozet e Egnatias u ngriten ne kembe per ta duartrokitur por te njejten gje ben edhe ata shkodran duke percjell nje mesazh fantastik ne futbollin shqiptar.

Ky gjest do te mbahet mend gjate nga bomberi Ganez por per shkodranet nuk eshte cudi sepse tifozeria e ka treguar qe din ti japin meritat secilit dhe kur humbasin dhe kur fitojn. Futbolli prandaj eshte u bukur dhe plot emocjon sepse eshte bukur te duartrokitesh nga te gjithe i madh e i vogel.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img