Saturday, October 12, 2024

Josa: “Partizani mund ta vriste ndeshjen. Duhet të riparojmë shumë në fazën difensive”

Lexo

Laçi ka fituar me përmbysje 1-2 në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit, në ndeshjen e Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit Mirel Josa, u shpreh për MCN TV:

“Të jemi objektivë, kishim momente të këqija në lojë. Kjo përsa i përket pas pësimit të golit nga pozicioni standard. Nuk duhet ta kthenim topin gjithmonë mbrapa në mbrojtje, pasi i jepnim mundësi Partizanit të sulmonte. Në fillim të pjesës së dytë nuk luajtëm mirë, pasi Partizani mund ta vriste lojën. Në rreshtim nuk ndryshuam, por kur fitonim topin ose e kishim në zotërim duhet të luanim një futboll më të kontrolluar dhe jo vetëm me pasime të gjata. Partizani po i kontrollonte mirë pasat diagonale. Mos harrojmë që në këtë mënyrë kemi humbur fazën e parë me Partizanin dhe këto janë gjëra që kompensohen, por kjo fitore vlen për vazhdimësinë.

Ndryshimi i pozicionit të Ujkës dhe futja e Tresës ndikuan? Apo diçka tjetër? Qoftë Barjamaj, qoftë Tresa janë lojtarë që luajnë mirë. U bë ndërrimi kokë më kokë. Përsa i përket kontrollit të lojës me Kryeziun dhe Manellarin i dhamë ekuilibër, duhet të shkonim më mirë në sulm. Ujka është një lojtar që në pozicionin e gjysmësulmuesit mund t’i japë vetes mundësi për lojë të mirë, por edhe shokëve mundësi për të shënuar.

8 raste për gol, mendoni se keni probleme në mbrojtje? E thashë edhe më përpara, që Partizani mund ta vriste ndeshjen. Mund të themi që duhet të riparojmë shumë në fazën difensive, sepse kur ishim 1-0 sidomos në fillimet e pjesës së dytë, Partizani na rrezikoi shumë. Dajsinani na shpëtoi sepse kushedi se çfarë rrjedhe do të merrte ndeshja.

Manellari zgjedhje taktike? Të them të drejtën, Manellari është lojtar bazë i skuadrës, por ka kohë që s’luan dhe vjen nga një dëmtim në gju. Është dëmtuar ndaj Dinamos në Durrës. E shoh edhe në stërvitje që nuk është ai i mëparshmi, por është lojtar që i jep skuadrës.

Ndeshja e Kupës ndaj Dinamos? Ndeshje shumë e vështirë. Do të shikoj rikuperimin e lojtarëve. Nuk do të thotë se fituam sot dhe do të fitojmë ndaj Dinamos, apo ngaqë luhet në Laç dhe fitohet ndeshja, sepse Dinamo na ka mposhtur dy herë. Është një ndeshje me 1 takim dhe do të jetë ndeshje e kujdesshme. Por edhe Dinamo sot nuk ka luajtur.

Orges Shehi? Orges Shehin e kam patur mbështetjen time kryesore në ekipet ku kam drejtuar dhe i uroj suksese sikur i urova tek Tirana. Me të gjithë trajnerët kam patur marrëdhënie të mira dhe do vazhdoj të kem.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img