Saturday, April 27, 2024

Rikthehet Kampionati, të shtunën dhe të dielen, ndeshjet e javës së 26-të

Lexo

Ndeshjet e Kupes se Shqiperise i lene vendin tashme Abissnet Superiore. Java e 26-te e kampionatit shqipetar do te luhet ne fundjave te shtunen dhe te dielen.

Dy perballje jane programuar per te shtunen. Ne oren 14:00 ne “Adush Muça”, Bylis do te prese Tiranen kryesuese. Bardheblute vijne pas fitores ndaj Laçit ndersa ballshiotet pas humbjes me Kukesin. Te dy ekipet kerkojn 3 piket, miqte per titullin kampion ndersa vendasit per mbijetesen.

Nderkohe, ne oren 17:00 Erzeni pret Kukesin ne “’Niko Dovana”.  Kukesi po kalon nje moment te mire ne kampionat dhe ndaj shijakasve do te synojn fitoren e 4-te rresht. Nga krahu tjeter djemte e Xhevahir Kapllanit duan nje tjeter fitore te rendesishme pas asaj me Egnatian. Vetem 2 pike i ndajne ekipet ne klasifikim dhe ndeshja e se shtunes eshte nje duel direkt mes tyre.

Te dielen do te luhen 3 takimet e tjera. Ne oren 13:00 ne fushe do te zbresin Laçi-Vllaznia dhe Egnatia-Teuta. Si kurbinasit ashtu edhe shkodranet prej javesh ne kampionat nuk e njohin fitoren dhe do te synojne te bejne autokritiken ne Laç.

Gjithashtu edhe rrogozhinasit vijne pas humbjes me Erzenin dhe synojn fitoren per te mos rrezikuar vendin e 3-te ne klasifikim. Durrsakeve te Edi Martinit nuk u lejohen me hapa fals pas dy barazimeve radhasi, pasi ndodhen 3 pike larg zones se ftohte.

Sfida e fundit do te luhet mes Partizanit dhe Kastriotit duke nisur që nga ora 16:00.  Skuadra me objektiva te ndryshme vihen perballe njera-tjetres. Demat kerkojn piket per titullin ndersa krutanet per mbijetesen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img