Saturday, May 11, 2024

Roma siguron kualifikimin në kohën shtesë, në gjysëmfinale e pret Leverkusen

Lexo

Roma fiton 4-1 në kohën shtesë kundër Feyenoord në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League dhe siguron biletën për në gjysmëfinale. Verdhekuqtë përmbysën 1-0 e pësuar në Roterdam me disa luhatje, me holandezët të sigurt se do të kalonin deri në dy minuta nga fundi i kohës së rregullores. Emocionet më të mëdha përjetohen në pjesën e dytë, me Spinazzola që hapi sfidën (60′) në një devijim të Jahanbakhsh dhe Paixao (80′) që heshti Olimpico me golin e barazimit.

Por pak momente nga fishkëllima e trefishtë është Dybala (89′) ai që gjen rrugën drejt golit që dërgon ndeshjen në shtesë. Në kohën shtesë janë El Shaaraëy (101′) dhe Pellegrini (109′) ata që e dërgojnë Olimpico në ekstazë, me verdhekuqtë që do të përballen në gjysmëfinale me gjermanët e Leverkusenit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img