Wednesday, May 8, 2024

Samuel Bishanaku, djali i ish peshëngritësit shkodran, Sokol Bishanaku, nënkampion Europe

Lexo

Familja sportive “Bishanaku” nxjerr një nënkampione Europe. Bëhet fjalë për Samuel Bishanakun, djalin e ish peshëngritësit kampion të Vllaznisë, sot trajner me Tiranën, Sokol Bishanaku, i cili e mori këtë rezultat në Kampionatin Europian për moshën deri në 17 vjeç në peshëngritje, që është duke u zhvilluar në Poloni. Vetëm 16 vjeç me 128 kilogram në stilin e shkëputjes është i dyti dhe medalist i argjendtë. Bën mirë dhe garën e stilit të shtytjes, atje ku me 150 kilogram arrin të jetë në vendin e katërt. Dhe me dygarëshin 228 kilogram është në vendin e katërt në peshën 73 kilogram.

Për një kilogram në dygarësh do të kishte merituar vendin e tretë dhe medaljen e brozntë. Gjithsesi edhe duke qenë i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç, Bishanaku ka bërë gjithçka mirë dhe ka merituar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes. Kështu peshëngritja shqiptare është duke fituar breza të artë të rinj, sikurse është Samuel Bishanaku, nënkampion Europe në stilin e shkëputjes në peshën 73 kilogram.

“Një medalje argjendi në shkeputje për Samuel Bishanakun, vetëm 16 vjeç. Për ne si prind është kënaqësi e dyfishtë. Faleminderit që në përkahni gjithmonë”, shkruajnë menjëherë pas garës, prindërit e Samuelit, çifti sportive, Emiljana Ciko(Bishanaku) dhe Sokol Bishanaku, i cili është njëherazi edhe trajneri i kombëtares së peshëngritjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img