Friday, April 19, 2024

Scaloni, arkitekti i kampionëve: Pas gjithë kritikave, tani është koha për të shijuar

Lexo

“Të gjithë ata që kanë ëndërr të luajnë për kombëtaren e Argjentinës duhet të marrin shembull nga këta lojtarë”

Një tjetër Lionel në krye të botës. Në qendër të vëmendjes, padyshim, pothuajse i gjithi Lionel Messi, por ky Botëror i tretë mban edhe firmën e Lionel Scalonit. Seleccion, Albiceleste dhe prej disa kohësh edhe “Scaloneta”: kështu quhet kombëtarja argjentinase e futbollit, duke nderuar emrin e trajnerit të saj.

“Me gjithë kritikat që kemi marrë deri më tani, dua t’u them njerëzve që ta shijojnë këtë fitore – u shpreh trajneri pas ceremonisë së çmimit, fjalë të publikuara nga gazeta argjentinase El Clarin -. Të gjithë ata që kanë ëndërr të luajnë për Kombëtarja e Argjentinës të bëjnë atë që kanë bërë këta djem”.

Scaloni ende po përpiqet për të kuptuar atë që ndodhi: “Nuk e kuptoj ende, por është fantastike të jesh kampion bote, kjo skuadër gjithmonë reagon. Meritat u shkojnë tërësisht lojtarëve. Është një grup i jashtëzakonshëm. Të gjithë bëhen më të fortë kur ka besimi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img