Sunday, April 28, 2024

Shah-Champions League shpall fituesit: Oferspil për meshkuj dhe Superçes për femra, më të mirët

Lexo

Champions League e shahut, aktiviteti më i rëndësishëm i organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut, të shtunën ka ulur siparin e saj në Durrës. Oferspil e Norvegjisë për meshkuj dhe Superçes e Rumanisë për femra ishin fituesit e këtij edicioni.

Një skuadër norvegjeze, e cila ka patur në gjirin e saj gjashtë mjeshtra të mëdhenj ndërkombëtar. Kjo që nga pesë herë Kampioni i Botës, Manjus Karlsen, për të vijuar më pas Arian Tari, Erik Hansen, Raunaik Sadhuani, Pranav, Johan Sebastian Kristiansen dhe Frode Urkedal. Por pjesë e këtij ekipi ishte dhe Mjeshtri Ndërkombëtar Benjamin Haldorsen.

Për femra rumunet fituan me hungarezet e Garuda Ajka BSK, 2.5-1.5. Shënuan sukses Mjeshtra e madhe ndërkombëtare për femra, Dinara Vagneri dhe Mjeshtra Ndërkombëtare, Marsel Efrimski. Por në sukses pati vlerë dhe barazimi i Nino Batsiashvilit. E në këtë mënyrë, Champions League mbylli aktivitetin për t’ia lënë radhën veprimtarive të tjera ndërkombëtare në Shqipëri në shah.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img