Saturday, July 27, 2024

Gvozdenoviç: “Jemi gati për duelin me Partizanin, kam besimin se do të shpallemi kampionë”

Lexo

Skënderbeu do të përballet me Partizanin në 17 maj në orën 20:00. Pas shortit ka folur edhe trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

“Jemi në “Final 4″ dhe kemi një besim që do të fitojmë kampionatin, Për shortin nuk mund të them asgjë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të forta, do të përballemi me Partizanin në datën 17, kemi 4 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen, kemi një besim të madh që mund të dalim kampion, ky është objektivi i Skënderbeut. Jemi motivuar, stadiumi është shumë i bukur, atmosfera do të jetë e bukur me shumë tifozë, jam e sigurtë që nuk do vijnë vetëm nga Korça, por edhe Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra. Jam i sigurt që jemi gati.

Deri tani puna ishte e mirë jo vetëm nga unë por edhe nga lojtarët. Ishim 3 vite bashkë, Orgesi ishte kapiten, unë isha lojtar, ishim shumë të suksesshëm por tani kemi tjetër gjë. Do të shohim, deri tani me statistika kundër Partizanit jemi mirë, por do të shikojmë. Ndoshta është një paralajmërim për Partizanin, ata e dinë, jo unë”, deklaroi Gvozdenoviç për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img