Monday, April 29, 2024

Shkodranët me shkresë zyrtare-I kërkojnë organeve ministrore hapjen e të gjithë kapacitetit të stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjen e së enjtes, Europa Conferencë League, Vllaznia-AEL Limassol

Lexo

Hapin e parë e ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit duke kërkuar hapjen e plotë për stadiumet e futbollit në Shqipëri në mënyrë që tifozëria përkatëse të shijojë pa penalitete ndjekjen e skuadrës së zemrës në shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, nuk ka vonuar dhe i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i KF Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, të cilët me anë të një shkrese zyrtare i janë drejtuar, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, Mbi lejimin e spektatorëve në ndeshjen e kthimit të turit të dytë Vllaznia – AEL e vlefshme për kompeticionin e Liga Konferencës Evropiane (Europe Conference League).

Letra

E nderuar znj. Ministre,

Në kuadër të turit të dytë të kompeticionit të Liges së Konferencës Evropiane me datën 29 Korrik 2021 në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici në Shkodër zhvillohet takimi i kthimit me skuadrën Qipriote të AEL Limassol. Takimi i parë i zhvilluar me datën 22 Korrik ka përfunduar 1-0 në favorin e skuadrës AEL Limassol.

Duke qënë se ndeshja e kthimit e planifikuar me datën 29 Korrik 2021 ka një interes të jashtzakonshëm nga qytetarët shkodranë të cilët futbollin e kanë si aktivitetin e tyre parësorë në jetën e përditshme pritet një numër i konsiderueshëm spektatorësh ne tribunat e stadiumit Loro Borici.

Për Klubin e Futbollit Vllaznia shëndeti i lojtarëve, stafeve teknike dhe spektatorëve do të mbetet prioritare dhe në këtë frymë kemi prezantuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër me datën 15 Korrik 2021 kundër boshnjakve të Siroki Brijeg ku falë zbatimit rigoroz te rregullave dhe protokolleve ndeshja u ndoq nga rreth 5000 tifozë shkodranë pa asnjë lloj problemi shëndetsorë si gjatë zhvillimit por edhe pas mbarimiit të saj.

Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do tju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS.

Shprehim bindjen se ky vendim do të ndihmonte në rikthimin e normalitetit në sport dhe në jetën sociale të qytetit të Shkodrës dhe do të ishte edhe një shembull suksesi në të gjithë vendin sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktiviteteve të këtyre përmasave.

Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

Me konsiderate   Voltana ADEMI

Kerkese ministria e shendetesise

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img