Wednesday, May 29, 2024

Shpërblimet për Kupat e Europës, ja sa përfitojnë ekipet e superiores në rast kualifikimi

Lexo

UEFA ka vendosur prej disa vitesh një sistem ku klubet paguhen me kuota fikse për çdo raund në të cilin marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. “Panorama Sport” zbulon se pikërisht kuotat fikse për pjesëmarrjen në çdo raund, janë ato të cilat kanë ndryshuar në bazë të vendimit të fundit që ka marrë UEFA, duke kaluar nga 100 mijë euro për raund, në 175 mijë euro për raund.

Me pak fjalë, me skemën e re financiare, klubi kampion i Superiores, ka të garantuar minimalisht 1 milion e 110 mijë euro nga prania e tij në kompeticionet europiane, edhe nëse nuk arrin të kalojë asnjë tur. Ndërkohë, skuadrat e tjera që e nisin direkt nga turi i parë i Ligës së Konferencës, kanë të garantuar minimalisht 325 mijë euro, edhe nëse eliminohen menjëherë. Në edicionin e kaluar, klubi rekord për përfitimet ishte Partizani me 1 milionë e 410 mijë euro.

Të kuqtë arritën të kualifikoheshin deri në fazën “play off” të Ligës së Konferencës, duke u kualifikuar përballë klubeve nga Andorra dhe Letonia si Atletik Eskaldes dhe Valmeira, ndërsa më pas u eliminua nga kazakët e Astanës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img