Thursday, March 28, 2024

Shtohet lista e atyre që kërkojnë Armando Brojën. Evertoni jep 40 milionë Euro për shqiptarin

Lexo

Armando Broja është shndërruar në kryefjalën kuqezi të merkatos së verës, teksa për sulmuesin shqiptar, interesim kanë shprehur skuadra të ndryshme evropiane. Së fundmi sipas mediave angleze, në garë për futbollistin kuqezi ka hyrë edhe Evertoni. Drejtuesit e klubit anglez po e shohin 20-vjeçarin si zëvendësues të Riçarlisonit. Raportohet se Evertoni do të nisë bisedimet me londinezët, dhe janë gati t’i ofrojnë deri në 40 milionë Euro. Ndërkaq, për Brojën interesim ka shprehur edhe Uest Hemi Junajtid, që e kërkon me ngulm shqiptarin. Klubi londinez ka nisur bisedimet me Çellsin për ta bindur ta lërë të lirë lojtarin.

Mediat britanike kanë bërë të ditur se Uest Hemi ka ofruar 30 stërlina për të siguruar firmën e sulmuesit shqiptar. Është trajneri David Mojes që po insiston në transferimin e Brojës, i cili sezonin e shkuar spikati gjatë huazimit të tij tek Sauthamptoni. Madje klubi i njohur ndryshe me nofkën “Shenjtorët” kërkon ta blejë përfundimisht sulmuesin e ri, ndërsa, një tjetër hipotezë për huazim është edhe Notingem Foresti, që mund të jetë i favorizuar. Duke qenë një klub që sapo është rikthyer në Premier Ligë, klubi i njohur mund t’i japë më tepër hapësirë për të luajtur shtatlartit kuqezi, duke pranuar huazimin, pasi është thënë më herët se Çellsi nuk e dëshiron shitjen e Brojës.

Ndërkohë, përtej Premier Ligës Angleze, Armando Broja kërkohet edhe në Itali. Pas Napolit edhe një ekip tjetër nga Seria A, ka shprehur interesim për të dhe ajo është skuadra e Atalantës që po këmbëngul për ta marrë shqiptarin në merkaton e kësaj vere. Raportohet se edhe Atalanta ka kontaktuar me klubin londinez për Brojën, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Xhan Piero Gasperini. Tek Sauthemptoni, ku ishte i huazuar sezonin e shkuar, Armando Broja e mbylli me 9 gola dhe një pasim për gol në 38 ndeshje në të gjitha veprimtaritë ndërsa kontrata e tij Çellsin zgjat deri në qershor të vitit 2026.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img