Spanja, sfidon Kroacinë, merr fitoren e parë me rezultatin e pastër 3-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Morata, Fabian Ruiz dhe Carvajal mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë. Në finale, Simon priti një penallti të Petkovic

Debutim bindës për Spanjën në Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De La Fuente mundi Kroacinë 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B (bëjnë pjesë dhe Shqipëria e Italia) me një ndeshje praktikisht perfekte. Spanjollët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave ​​të Morata 29′, Fabián Ruiz 32′ dhe Carvajal 45’+2.

Në pjesën e dytë u kufizuan në menaxhimin e avantazhit të madh, duke rrezikuar pak ose aspak. Në finale, Simon priti një penallti të Petkovic, duke shuar çdo dëshirë për rikthim të kundërshtarit. Spanja u dërgon një mesazh të fortë pretendentëve kryesorë për titull. Për Modric dhe shokët e tij, një fillim i keq që rrezikon të komprometojë menjëherë rrugën e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Barazim spektakolar në miqë soren, Kukësi-Flamurtari me nga 3 gola në secilen portë

Kukësi-Flamurtari 3-3(shënues:Alison 6', Demircani 17’, Vidrica 49'/Gjata 67', Berisha 71', Çoba 80’) Kukësi:Oriola,Laze,Lamellari,Gabriel,Xhekson,Paulinjo,Zeneli,Alison,Pjeshka,Bushati,Demircani Trajner:Bledi Kadiu Flamurtari:Kaloshi,Boshkovsi,Korreshi,Kotobelli,Nurja,Pjeshka,Migone,Sala,Keneth,Berisha,Llajaj Trajner:Oltion Kërnaja Gjyqtarë: Bekris Dragusha(Shkodër), Elvis...
- Advertisement -spot_img