Tuesday, March 19, 2024

(Intervista) Ish futbollisti shkodran, Fatmir Lugji analizon ecurinë e Vllaznisë

Lexo

Situata tek Vllaznia, post ndeshja me Apoloninë, kryesimi i kampionatit, rënia e skuadrës në ndeshjet e fundit, vazdimësia drejt titullit kampion, privatizimi dhe liçensimi për Europën. Këto janë pikat kryesore, për të cilat shprehet ish futbollisti dhe analisti i sportit shkodran, Fatmir Lugji.

Lamë pas javën e 19 me një përballje Vllaznia-Apolonia ku kuqeblutë morën 3 pikë të rëndësishme, por loja nuk ishte në nivelin e kërkuar.

E rëndësishme është që filloi faza e tretë e Superligës Shqiptare me një fitore të Vllaznisë -0 dhe skuadra kuqeblu kryeson me 6 pikë diferencë. Por sidoqoftë duke analizuar ndeshjen me Apoloninë mendoj që Vllaznia tregoi disa mangësi në aspektin teknik, taktik dhe sidomos fuqinë sulmuese të ekipit. Vetë rezultati 1-0 dhe goli i shënuar në ato momente tregoi që Vllaznia ka mangësi të theksuara sidomos në stol në shënimin e golit. Vlen të theksohet dhe mobilizimi dhe një Apoloni tjetër nga faza e parë dhe faza e dytë. Ishte përsëri vetëm fati që e ndihmoi Vllazninë, pasi në minutat e fundit Apolonia mund të barazonte rezultatin dhe do të ishte fatale për ekipin tonë.

Duhet pranuar që javët e fundit nuk po shkon gjithçka mirë tek Vllaznia, ka disa luhatje me barazime, por edhe me humbje. Çfarë nuk po shkon sipas jush në skuadër?

Ajo çfarë unë mendoj, është euforia negative që ka shpërthyer në kampin kuqeblu dhe tek  tifozëria. Tifozëria është fantasike dhe nuk ndikon në këtë drejtim, por mendoj që lëvizjet e Janarit e bëjnë Vllazninë të jetë nën miminumet e standarteve të saj. Sepse, u bënë 7 blerje dhe asnjëri nuk është në formën fizike duke mos kontribuar për Vllazninë. Edhe një impakt shumë negativ që ka ndikuar tek Vllaznia është mungesa dhe largimi në mënyrën misterioze të lojtarit Dunga.

Mendoni që Dunga po i mungon Vllaznisë?

I mungon dhe ka qenë një nga lojtarët më kyç për sulmin e Vllaznisë sepse vetë konstrukti dhe loja e tij në ajër i mungon ekipit.

Java e ardhshme, e 20-ta është në transfertë me ekipin korçar Skënderbeu. 

Si Apolonia dhe Skënderbeu kanë një ndryshim cilësor nga fillimet e kampionatit dhe duhet vlerësuar ndeshja me Skënderbeun, sepse 3 pikët e Korçës duhet të jenë shumë vendimtare.

Si e mendoni rivalitetin mes skuadrave që luftojnë për të kapur Vllazninë në krye?

4-5 skuadra janë në garë dhe janë në finish për të kapur kreun, por Vllaznia është në stadin më komod. Këto 6 pikë më shumë se rivalët në krye nuk i ka fituar lehtë. Dmth ka një ecuri fantastike gjatë kësaj periudhe, por duhet të jemi të përgjegjshëm sepse kampionati është në gjysmën e tij, ekipet janë forcuar, janë zgjuar dhe pse jo është një rivalitet i ashpër.

Jo pak është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet çështja e privatizimit. Duket se është gati në Bashkinë e Shkodrës por nuk kemi akoma hapa konkret. Si e komentoni këtë?

Problemi është së janë kopsitur të gjitha dokumentacionet teorike që duhen për një privatizim por këto kohët e fundit ka një heshtje. Jam pesimist sepse ky privatizim po përkon me zgjedhjet politike dhe kam frikë mos politika mund të fusë kthetrat në futboll dhe sidomos në ekipin e Vllaznisë.

Vllaznia po luan mirë, po kryeson, mund  të jetë kampione, dhe patjetër është në katër skuadrat më të mira për Europë, por ndoshta mos liçensimi për arsye të borxheve çon dëm gjithë kontributin dhe sakrificën e Vllaznisë.

Është shumë seriozë liçensimi i Vllaznisë. Janë marrë masat paraprake nga administrata dhe sponsori i Vllaznisë, por çuditërisht ka mbetur në heshtje. Presim dhe përgjigjen nga qeveria shqiptare që të minimizojë humbjet me tatim taksat por do të jetë një humbje dhe zhgënjim i madh në qoftëse Vllaznia nuk përfaqësohet në kupat e Europës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img