Saturday, May 4, 2024

Superiorja nis zyrtartarisht garën për sezonin e ri futbollistik 2021-22. Teuta mund Partizanin 1-0, fillon punën edhe sistemi VAR, penallti në favor të të kuqve

Lexo

Mbrëmja e së premtes ka shënaur nisjen zyrtarisht të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, i 83-ti për nga radha. Stadiumi “Niko Dovana” ka pasur priviligjin të presë sfidën e parë të këtij sezoni, atë mes Teutës dhe Partizanit.

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ai i cili mori në dorëzim trofeun e titullit kampion të sezonit të kaluar futbollistik, kishte nderin të shkelmonte topin e parë nga qëndra. Një shkelmim me shans për ish shokët e skuadrës së tij, të cilët, falë atij goli të shënuar në minutën e 18-të nga Giorgev, arrijnë të fitojnë 3 pikët e para që në javën e parë të kampionatit. Ndërkohë, ajo që tërheq vemendjen në kampin e të kuqve ka të bëjë me bluzat e posaçme me mbishkrimin “Lutemi për Tetovën” të Partizanit.

Referuar kronikës së lojës, duhet thënë se luan më mirë duke ushtruar presion në portën e Qirkos së Teutës. Pas minutës së 15-të nis reagimi durrsak, fillimisht me një shtyllë të Giorgev dhe më pas, falë edhe gabimit fatal të portjerit Hoxha është po ky futbollist që dërgon topin në rrjetën e të kuqve duke shënuar emrin si i pari golashënues i Superligës për sezonin e ri futbollistik. 1 me 0 për Teutën, rezultat i çon skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

45 minutat e dyta nisin me një mundësi të artë të Partizanit për të barazuar rezultatin. Është sistemi VAR që përuron pjesëmarrjen e tij në futbollin shqiptar me akordimin e një penalltie në favor të të kuqve në minutën e 59-të. Penallti që e shpërdoron Zhunjor duke shansin më të mirë për të barazuar rezultatin.

Të kuqtë vazhdojnë ta kërkojnë me insistim golin e barazimit, por përballë një Teute të mirëorganizur, sa në mbrojtje dhe sulm nuk ia arrijnë qëllimit. Rezultati nuk ndryshon edhe pas 7 minutave shtesë akorduar nga gjyqtari Xhaja, vërshëllima përfundimtare e të cilit fikson rezultatn 1 me 0 në favor të durrsakëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img