Thursday, April 25, 2024

Superkupa e Shqipërisë, formacionet përkatëse

Lexo

Superkupa e Shqipërisë do të zhvillojë edicion e saj të 28-të. Në orën 19:00, Vllaznia dhe Tirana do të zbresin në fushën e stadiumit madhështor “Air Albania”.

Klasikja Shqiptare, do të përballet për herë të 3-të në këtë sezon. Vllaznia ka arritur të grumbullojë 1 fitore dhe 1 barazim ndaj Tiranës, ndërkohë që sonte pritet për t’u parë nëse do të ruaj këtë ecuri ndaj bardhebluve.

Tirana është ekipi që e ka fituar më së shumti herë Superkupën e Shqipërisë, ku numëron plot 10 të tilla. Vllaznia ndryshe nga rivali i tyre, numëron vetëm 2 Superkupa, e fundit daton në vitin 2000-2001.

Ekipet  kanë përzgjedhur titullarët e tyre për finalen e sotme:

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Kallaku, Aleksi, Deliu, Xhixha, Hasani, Patrick

Të gatshëm: Lika, Iseni, Berisha, Gjumsi, Hila, Nikqi, Lulaj

Vllaznia: Zogovic, Hakaj, Shehi, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Marku, Mala, Hoxhaj

Të gatshëm: Qarri, Vulaj, Kaina, Heric, Çoba, Pjeshka, Smajli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img