Thursday, April 25, 2024

(Video) KF Murlani, rikthehet tek fitorja, mund KF Gramshi 1 me 0, shënon Kaçubela me penallti

Lexo

E filloi mjaft mirë kampionatin e kategorisë së dytë duke mundur Internacionalin në transfertë, por më pas u regjistruar disa rezultate negative, por në javën e katërt, KF Murlani rikthet tek fitorja.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa mundi pasditen e sotme, ekipin e Gramshit me rezultatin minimal, 1 me 0, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive të Barbullushit. Goli i fitores për murlanasit është regjistruar në limitin e pjesës së parë, përmes një penalltie të akorduar në favor të vendasve dhe të shndërruar në gol nga kapiteni Vildan Kaçubela.

Përballja në fjalë, Murlani-Gramshi është karakterizuar një luftë e fortë sportive nga të dyja skuadrat kundërshtare, në objektivin e së cilës ishte vetëm fitorja tre pikëshe. Këtë e realizuan djemtë e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa, për të cilët pa tjetër që në ndeshjet në vazhdim do të vijnë fitore të tjera në mënyrë që KF Murlani të ngjitet sa më shpejt në pozitat e skuadrave kryesuese, pasi, siç janë shprehur vetë drejtuesit, objektivat e këtij klubi klubi të krijuar vetem një vitë më parë, janë për t’u ngjitur në kategorinë e dytë.

(Video) KF Murlani feston pas fitores me KF Gramshin, 1-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img