Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Poloninë, që do të luhet të dielën në “Air Albania”, në orën 20:45. Tekniku Sylvinho u shpreh se ndeshja është mjaft e rëndësishme, por jo vendimtare për rrugëtimin drejt Euro 2024.
“Ndeshja? Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Mendoj se nuk ndryshon asgjë nesër. I përgatisim gjithë ndeshjet njësoj. Që ditën e parë që erdha këtu thashë që dua të shoh një skuadër që jep zemrën dhe shpirtin në fushë.
Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Do të luajmë përpara 20 mijë tifozëve. Do të jetë e vështirë, na pret një ndeshje aspak e thjeshtë. Pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur në fushë. Me mbështetjen e popullit shqiptar, unë mendoj se do të bëjmë diçka të madhe gjatë 90 minutave.
Të gjithë futbollistët zbresin në fushë për fitore, gjithë skuadrat përgatiten për fitore. Por ka edhe kundërshtarë përballë, që kanë objektivat e veta. E rëndësishme është të mos humbasim. Polonia është një kundërshtar ndryshe, ata luajnë ndryshe nga çekët.
Jemi përgatitur shumë mirë. Ne do të luajmë me shpirt dhe me zemër në aspektin strategjik. Më pas është edhe aspekti taktik. Polonia ka një skuadër të madhe, kanë lojtarë shumë cilësorë dhe një trajner me eksperiencë.
Jam i kënaqur me skuadrën time. Jemi në mes të rrugës, kemi edhe katër finale. Edhe Shqipëria ime ka lojtarë shumë të fortë teknikisht. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar.
E kam thënë që grupi është i vështirë. Jemi këtu, kemi bërë gjysmën e rrugëtimit deri tani. Ujemi në pozicion të mirë, por ka shumë punë për të bërë. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, askush nuk të dhuron asgjë.
Muçi? Lojtar i fortë dhe shumë i mirë. Jemi të kënaqur prej tij. Është një futbollist i talentuar, i cili shënon. Është në formë shumë të mirë. Kemi edhe Bajramin në formë, i cili po bën shumë mirë. Kemi 24 futbollistë, të gjithë janë shumë të rëndësishëm të gjithë.
Dikush mund të futet 10-15 minuta dhe të shënojë një gol që na bën të ëndërrojmë. Ua kam shpjeguar edhe atyre, të gjithë e kanë kuptuar. Më vjen keq për ata që nuk luajnë, por të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre. Kemi lojtarë të tjerë në formë, por duhet edhe durim.
Do e presim apo e do e sulmojmë Poloninë? Unë mendoj se gjatë një ndeshjeje do të shohim gjithçka. E pamundur të shohësh presing gjatë gjithë kohës, mos të harrojmë që luajtëm përpara tri ditësh.
Do të jetë një ndeshje fizike dhe taktike. Por kemi edhe lojtarë të fortë teknikisht, presim që lojtarët teknikë të bëjnë diferencën. Pres një ndeshje intensive, duhet të luajmë me zemër. Do të ketë momente që duhet të bëjmë presion, por do të ketë edhe momente kur duhet të tërhiqemi dhe të presim kundërshtarin.
Lewandowski? Një futbollist i nivelit të lartë, me histori të madhe, por ata kanë edhe lojtarë të tjerë të fortë. Do i respektojmë të gjithë. Duhet të kemi një nivel shumë të lartë përqendrimi. Edhe ata duhet të shqetësohen për lojtarët e fortë që kemi ne.
Polonia? Një skuadër me histori të madhe.
Pikat e dobëta të tyre? Nuk i tregoj dot… Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner me eksperiencë, kaq mund të them. Historia është pika e fortë e Polonisë”–tha ai.