Thursday, May 2, 2024

Tetova fituese e edicionit të 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, “Tetova 2023”

Lexo

Me ceremoninë e ndarjes  së trofeve dhe medaljeve për ekipet fituese edhe  zyrtarisht u mbyll edicioni i 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”. Pjesëmarrës ishin pesë ekipe nga të gjitha trevat shqiptare si Durrësi, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe Tetova të cilët me dinjitet përfaqësuan vlerat dhe kulturën shqiptare duke bërë bashkë të gjithë, të rinj e të reja, gra e burra sepse futbolli është i tillë.

Fitues i këtij edicioni doli reprezentacioni i Tetovës, pasi në finale me rezultat të thellë 5-2 mundi reprezentacionin e Pejës. Kupën për titullin e fituara në këtë edicion të 18-të të Turneut Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”, kapitenit  të ekipit ia ndau  kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ndërsa  medaljet  i ndau  koordinatori i qytetit organizator Muzafer Livoreka. Në fakt ky është trofeu  i gjashtë për ekipin e Tetovës nga 18 edicionet e zhvilluara aq sa ka edhe reprezentacioni mi Pejës, ndërsa Durrësi ka pesë trofe dhe Tërnoci vetëm njëherë ka dal fitues.

Vendi i dytë i takoi reprezentacionit të Pejës, ndërsa i treti reprezentacionit të Bujanocit që mundi Ulqinin 3-2. Ekipit të Ulqinit i takoi kupa për fair play. Portieri më mirë i turneut u shpall Erion Junuzi  i ekipit të Bujanocit, epiteti lojtari më mirë i turneut  i takoi Enard Dejjollit të Pejës, ndërsa  golashënuesi më mirë  doli të jetë Mexhait Kasami i reprezentacionit të Tetovës

Suksesin për reprezentacionin e Tetovës e arritën të përzgjedhurit e trajnerit Islam Ibraimi si: Bleron Rexhepi, Lavdrim Abdii, Vllazrim Ibraimi, Muhamedin Ameti, Erion Muharemi, Xhemisad Rushiti, Jetmir Ameti, Visar Zulbeari, Mixhait Kasami, Lavdrim Kasami, Anes Abduramani, Emre Emini, Ari Maksuti, Soner Rakipi, Etnik Bexheti, Refet Limani, Genc Jakupi, Aldin Fetai, Rinis Aliti, Agon Selmani.

Pas përfundimit të pjesës sportive, organizatori kishte organizuar një darkë solemne për përfaqësuesit e komunave nga pesë qytetet pjesëmarrëse, koordinatorët, këshillin organizativ, përfaqësueses të LFK-s të Tetovës së bashku me arbritrat që ndajtën drejtësi, drejtorët e shkollave nxënësit e të cilëve akomoduan futbollist te familjet e tyre, dhe përfaqësues të mediumeve në veçanti TV Klan Maqedoni, u organizua nga darkë solemne u ku u këmbyen dhurata të ndërsjella  ndërsa  ata i argëtoi solisti i njohur Elbasan Munishi.

Edicioni i 19-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-19 pritet të organizohet në Bujanoc të Luginës së Preshevës në vitin 2024.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMaqecedonia/

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img