Tifozëria e donte te Vllaznia, mbrojtësi i majtë Ersin Hakaj firmos për KF Shkëndija Haraçinë në Maqedoninë e Veriut

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë në vite, Ersin Hakaj, do t’i mungojë kuqebluve sezonin e ri futbollistik. Pas mbarimit të kontratës në mbyllje të sezonit 2025-2026, Hakaj u la i lirë nga ana e kuqebluve, një vendim ky që pati kontestime jo të pakta në opinionin sportiv, pasi siç është parë edhe në komentet mediatike, tifozëria kuqeblu preferonte që Hakaj të vazhdonte me Vllazninë.

Në këtë mënyrë, në drejtim të mëngjërashit kuqeblu pati shumë interesim, brenda dhe jashtë vendit, ku së fundmi skuadra e Superligës së Maqedonisë së Veriut u tregua më këmbëngulëse duke e bërë të vetin Hakajn.

“Mirë se vjen, Esin Hakaj!

Me një karrierë të pasur që përfshin fanellën e Samsunsporit në Turqi, si dhe të klubeve të njohura shqiptare Vllaznia dhe Partizani, Esin Hakaj i bashkohet KF Shkëndija Haraçinë për të sjellë përvojë, cilësi dhe siguri në repartin defensiv.

Mbrojtësi i majtë vjen për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes dhe për të kontribuar me eksperiencën e tij në arritjen e objektivave të klubit.

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Esin! Të urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore me fanellën e Shkëndijës. ”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit, KF Shkëndija Haraçinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img