Tuesday, April 23, 2024

Ndeshje dramatike në “Loro Boriçi”, Vllaznia barazon Egantian në minutën 95-të

Lexo

VLLAZNIA-EGNATIA 1-1 (90’+5′ Hoxhaj / 68′ Duamena)

Ka përfunduar në barazim 1-1 gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Një ndeshje kjo me fund dramatik në Shkodër, për shkak se barazimi është vulosur vetëm në minutat shtesë të ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi për shkodranët me më shumë volum loje dhe raste, por rrogozhinasit shënuan të parët me Duamen në minutën e 68′, kur pasi dribloi edhe portierin, e ndali topin në rrjetë. Egnatia arriti të administronte me sukses avantazhin për pjesën e mbetur të ndeshjes deri në minutat shtesë të ndeshjes, atëherë kur pak sekonda para vërshëllimës përfundimtare ishte Hoxhaj i cili me devijimin me kokë vulosi barazimin i cili lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Megjithatë pas kësaj ndeshje, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet të shihet sfida e radhës se cila skuadër do të jetë finaliste e Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img