Wednesday, May 1, 2024

Tjetër barazim për Kosovën në miqësore. Pas Armenisë 2-2, sot 1-1 me Ishujt Faroe

Lexo

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim edhe miqësoren e dytë të këtij muaji dhe të fundit për këtë vit. Pas barazimit me Armeninë (2:2), Dardanët, të shtunën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë barazuar 1:1 me Ishujt Faroe.

Në këtë ndeshje përzgjedhësi Alain Giresse e nisi ndeshjen me lojtarët të cilët në miqësoren e parë patën më pak hapësirë. Në pjesën e parë loja ishte e baraspeshuar, ndonëse Kosova pati u shafaq më këmbëngulëse në kërkim të golit.

Megjithatë, reshjet e vazhdueshme të shiut dhe terreni i papërshtatshëm ua vështirësoi gjërat lojtarëve në fushë. Dardanët i nisën mirë 45 minutat e dytë, teksa në minutën e 64-t Uran Bislimi shënoi një supergol nga distanca, për zhbllokimin e rezultatit (1:0).

Mirëpo, kjo epërsi nuk u menaxhua deri në fund, ngase në minutën e 77-të mysafirët barazuan shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë, me golin e Stefan Radosavljeviq. Kosova do të rikthehet në fushën e gjelbër më 25 mars, kur do të luajë ndeshjen e parë kundër Izraelit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img